Spitali rajonal I Shkodrës në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi organizuan një konferencë të përbashkët mjekësore me qëllim rritjen tekniko-profesionale të stafeve mjekësore. Drejtori I spitalit të Shkodrës, Senad Halluni tregon rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe impaktin që ka tek mjekët pjesëmarrës.
Pjesë e kësaj conference është edhe publikimi I dy botimeve “Enciklopedi e doktorëve të shkencave të mjekësisë shqiptare gjithandej globit” dhe “Mjekët shqiptarë nga Mali I Zi”.