Për herë të dytë universiteti i Shkodrës ka mirëpritur konferencën ndërkombëtare të shkencave mjekësore teknike të quajtur “hulumtimi dhe edukimi në shkencat mjekësore” i organizuar në bashkëpunim me departamentin e infermerise .

Kjo Konference shkencore u ideua me profesionalizem dhe u drejtua nga pergjegjesi i departamentit te infermerise prof . Emilianno Pjetri.

Më tej Rektori Adem Bekteshi u shpreh se bashkepunimi është mjaft i rendësishëm për mjekësinë teknike .

E pranishme ishte Zv/ ministria shëndetsisë ArdianaJjaku e cila gjatë fjalës së saj u shpreh se ministria e shëndetësisë ka për qëllim mbrojtjen e mjekësisë dhe teknikëve të rinj.

Ndërkohë presidenti i urdhërit të mjekut Sabri Skënderaj u shpres se statusi i infermierit është rritur ndjeshëm por do do të punohet derisa ky profesion të shkojë drejt standarteve europiane.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës here pas here zhvillon aktivitete të tilla në shërbim të kërkim shkencorë duke i dhënë një tjetër dimension procesit akademik.

 

Artikulli paraprak“SHTËPIA E LODRAVE” MBËRRIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërMYFTINIA SHKODËR, NDIHMA PËR PARA DHE TETRAPLEGJIKËT