Departamenti i studimeve angleze dhe amerikane në fakultetin e gjuhëve të huaja të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka organizuar konferencën ndërkombëtare të quajtur “Miti dhe memoria” lidhur me paraqitjen dhe dizinformimin e kulturave kombëtare dhe njerëzve.
Kjo konferencë u organizua në sallën e rektoratit të universitetit të Shkodrës. Gjatë prezantimit të saj pedagogia e fakultetit të gjuhëve të huaja Rajmonda Kçira mbajti një kumtesë. “Kjo është një konferencë shumë e rëndësishme për departamentin e studimeve angleze dhe amerikane. Në fakt gjuha angleze ka një histori të suksesshme në Shqipëri por edhe në Shkodër. Në fillim të viteve 90’ ata që dinin anglisht ishin shumë të paktët. Më pas me kalimin e viteve u përhap aq shumë saqë sot kemi shumë fjalë angleze të cilat përdoren nga shqiptarët në përditshmërinë e tyre. Po ashtu kemi shumë të rinj e të reja që kanë mbaruar në mënyrë të shkëlqyeshme studimete brenda dhe jashtë vendit dhe janë pozicionuar në vende shumë të mira pune. Gjuha angleze është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë dhe tashmë dihet që në ditët e sotme është një domosdoshmëri. Natyrisht që në shumë raste ka edhe dizinformim të fjalëve apo keqinterpretim nga anglishtja ndaj ftojmë të gjithë që të studiojnë dh eta mësojnë ashtu siç duhet gjuhën angleze. Sot ka televizione por edhe kompani të ndryshme që përveç shqipes kanë faqet në internet edhe në anglisht”. Kjo konferencë ndërkombëtare e studimeve amerikane dhe angleze do të kthehet në një traditë duke u zhvilluar për çdo vit.