Në kishën e Jubanit në Gurin e Zi të bashkisë Shkodër është mbajtur një konferencë me rastin e 40-vjetorit të çmimit Nobel të marrë nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza. Në këtë konferencë u paraqitën 7 vëllime me titull “Nënë Tereza në 7 shpallime” me autor profesor doktor Anton Nikë Berisha, albanolog në universitetin e Kosenca UNICAL në Itali.

Famullitari i famullisë “Shna Prenda” dom Giuseppe Barbati tha se këto vëllime për Nënë Terezën vijnë për ta njohur edhe më shumë shenjtoren shqiptare

Vetë autori i 7 vëllimeve për Nënë Terezën, Anton Nikë Berisha tha se është e vështirë për të përmbledhur jetën dhe veprën e pafundme të shenjtores Nënë Tereza por është munduar të botojë gjërat më të rëndësishme të bamirëses së njohur.

Autori i 7 vëllimeve kushtuar shenjtores Nënë Tereza thotë se këtë figurë të madhe botërore vetë ne shqiptarët e njohim shumë pak.

Pas konferencën në kishën e Jubanit u zhvillua procesioni deri tek statuja e Nënë Terezës duke u lutur ashtu siç bëri shenjtorja shqiptare për gjithë njerëzimin.

Artikulli paraprakSHKODËR, INTERES I LARTË I KURSEVE PËR KUZHINË
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARR NË BANESËN E NJË PALLATI