DREJTUES TË INSTITUCIONEVE TRAJTOJNË PROBLEMATIKAT, NË FOKUS FËMIJËT ROM.Një konferencë për të drejtat e fëmijëve është mbajtur në zyrën e Bashkimit Europian në qytetin e Shkodrës. Kjo konferencë është zhvilluar në kuadër të 20 nëntorit ditës kur është krijuar konventa për të drejtat e fëmijëve.

Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani tha se çdo ditë fëmijët rom e egjyptian ngarkohen me mjete të ndryshme e më pas keqpërdoren nga të rriturit. Kryetari i gjykatës së shkallës së parë në Shkodër Arben Zefi deklaroi se ka ardhur koha që fëmijëve ti japim të drejtat.Valbona Tula, drejtore e shërbimit social foli për detyrat e Ministrisë së Mirëqënies Sociale.Në fund vetë fëmijët e pranishëm kanë bërë pyetje dhe kanë marrë përgjigje nga drejtuesit e institucioneve.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/RDyVa-HupUk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE
Artikulli tjetërOBAMA, LEHTËSIRA PËR EMIGRANTËT