“Anselmo Lorekjo dhe Terenc Toçi: Roli i diasporës arbëreshe në lëvizjen politike dhe kulturore për pavarësinë kombëtare shqiptare” ishte tema e konferencës shkencore ndëruniversitare e cila u zhvillua në bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Rektorja Rajmonda Këçira, vlerësoi këto 2 figura të shquara të cilët për më shumë se 6 shekuj ruajtën dhe trashëguan ndër breza traditën dhe kulturën shqiptare.

Angelo Massafra, arqipeshkëv I dioqezës Shkodër – Pult po ashtu vlerësoi këto dy personalitete, jo vetëm për kontributin kulturor por edhe politik.

Në këtë konferencë, lektuan pedagogë nga universiteti i Shkodrës, Romës, Kalabrisë, Palermos dhe jo vetëm.

Artikulli paraprakDREJTËSI PËR KLETOS ÇELIKUN
Artikulli tjetërPROMOVOHET BIBLOGRAFIA E SKËNDERBEUT