Presidenti Ilir Meta ka mbështetur kërkesën e Konfindustrias për nisjen e një hetimi parlamentar për rritjen e çmimit të naftës. Me një postim në Facebook, Meta shkruan se çmimi i lartë i naftës është tregues i pranisë së karteleve e monopoleve në treg.

“Mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të “Konfindustria” për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare. Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem

propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta. Boll me justifikime të pavlera! Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakPAS TESTIMEVE WIZZAIR ULET NË AEROPORTIN E KUKËSIT, RAMA ZBRET NGA AVIONI ME 2 MINISTRET
Artikulli tjetërBASHA S’KURSEN AKUZAT: META DO TË MARRË VOTA ME DORËN E SALI BERISHËS QË T’JA ÇOJË EDI RAMËS