Konfirmohet mazhoranca, amnistia miratohet me 84 vota, opozita ikën
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ligjin për amnistinë. Ligji ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës, duke konfirmuar edhe njëherë shumicën parlamentare. Parlamenti miraton me 79 vota pro ligjin per gjendjen civile dhe ligjin per pagat Me 72 vota pro parlamenti shtyn per dy vjet afatin e zhvendosjes se lojrave te fatit jashte qytetit. Miratohet me 77 vota pro ligji per autoritetin e dosjeve. Miratohet me 84 vota pro ligji per amnistine dhe po aq ai per kodin hekurudhor.Ligji per amnistine votohet dhe nga deputetet Doshi,Prenga e Ndocaj. Opozita voton vetem ligjin per marreveshjen me shba per lendet narkotike.Ligji merr 92 vota.Shtyhet per heren tjeter votimi per Komisionerin per Çeshtjet e Diskriminimit. Ndërsa opozita kishte lënë seancën përpara nisjes së votimit të projektligjeve të rendit të ditës. Mhill Fufi, i përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat, ka votuar pro ligjit. I pranishëm në seancë ka qenë edhe deputeti Armando Prenga, i liruar nga akuzat e plagosjes kohë më parë.