ZHVILLOHET NË XHENOVA, TË ARDHURAT PËR NDIHMA. Konfirmohet për ditën e martë takimi miqësor mes Shqipërise dhe Italisë në stadiumin e Xhenovës.
Takimi ishte menduar se mund të shtyhej për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë këtë rajon. Ndeshja është parashikuar të luhet në stadiumin “Luigi Ferraris” në shenjë edhe të solidaritetit ndaj banorëve të prekur ndaj përmbytjeve. Të ardhurat nga ndeshja pritet të shkojne për ndihma dhe çdo person që do të hyjë në stadium, përfshirë edhe vetë kombëtaren italiane dhe organizatorët, do të paguajnë biletë. Shqiperia vjen në këtë takim pas barazimit me Francën 1-1, një humbje në tavolinë me Serbinë e vlefshme dhe një fitore me Portugalinë të vleshmem për Euro 2016. Ndërkohë që Italia në këtë takim vjen pas barazimit me Kroacinë 1-1 në kaudër të eleminatoreve të Europianit. Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi me shume gjasa mund të luajë me të njëjtën skemë edhe ndaj Italisë dhe do të provojë të njëjtët lojtarë. Ai e ka bërë me dije se nuk do të ketë shumë ndryshime gjatë kësaj kohe në ekipin kuqezi.