Mjeku Artan Simaku në një deklaratë për mediet deklaroi se në Shqipëri është konfirmuar prania e nënvariantit BA2 të Omicron dhe në javët në vijim pritet të bëhet dominues.
Simaku: Sot kanë ardhur përgjigjet nga laboratori i referencës dhe ashtu siç pritej është konfirmuar prania e variantit BA2 të Omicron, pro mbizotëron varianti BA1 dhe një pjesë rreth 8.3 % janë me variantin BA2. Parashikohet që në javët në vijim ky variant të bëhet variant domionues ashtu siç ka ndodhur dhe në shtete e tjera të kontinenti Evropian dhe në vendet e rajonit.
Nga e kishin origjinën mostrat që u dërguan për analizë?
Simaku: Mostrat ishin të pacientë të shtruar në spital dhe të pacientëve ambulatorë. Ajo që është e rëndësishme që prezenca e tij është gjetur në disa rrethe të vendit dhe për shkak të transmetueshmërisë më të lartë se Omicron parashikohet që në javën në vijim të bëhet dominues.
Mjeku tha se në shtimin e rasteve pritet të ndikojë dhe nisja e sezonit turistik. Ai theksoi rëndësinë e vaksinimit me të treja dozat anticovid.
Kur janë mostrat dhe ku janë marrë?
Simaku: Janë marrë nga rrethet e mëdha të vendeit dhe varianti BA2 qarkullon në rrethet e mëdha të vendit. Mostrat janë marrë në periudhën janar-shkurt. Varianti BA2 ka një simptomatologji të lehtë.
Simaku u shpreh se është e rëndësishme që të respektohen masat anticovid në fuqi. Mjeku tha se mostrat dërgohen në mënyrë sistematike për analizë pavarësisht nëse ekzistojnë raste të reja apo jo.
Simaku: Në javët ne vijim parashikohet rritje e lehtë e numrit të rasteve.
Megjithatë, tha Simaku, është ende herët për të parashikuar dhe janë në monitorim të vazhdueshëm.