Trupi i gjetur në një port në brigjet e Firth of Forth është konfirmuar si trupi i këngëtarit të zhdukur Scott Hutchison.

Trupi u gjet në Port Edgar rreth orës 20:30 të enjten.

36 vjeçari u zhduk në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Familja e tij tha se këngëtari kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe ishin të shkatërruar nga vdekja e tij.

Hutchison kishte folur hapur për betejën e tij me depresionin gjatë viteve. Ndërsa vëllai i tij më i madh Neil tha se këngëtari kishte bërë përpjekje për të ndihmuar njerëz me probleme të ngjashme.

Artikulli paraprakAURELA GAÇE NA KTHEN PAS NË KOHË, SJELL ‘TË DUA’
Artikulli tjetër‘POLICËT NË FUSHATË’, NIS HETIMI NDAJ KRYEMINISTRIT RAMA, MË 16 MAJ SEANCA E PARË