Zyrtare/ Itali-Shqipëri do të luhet në Palermo

 

 Ndeshja Itali-Shqipëri do të luhet në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”. Lajmi është konfirmuar sot në drekë. Ndeshja, e cila është e vlefshme për kualifikuesit e botërorit Rusi 2018, do të luhet më 24 mars të 2017. Kujtojmë që kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e katërt më 6 pikë ndërsa Italia është në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Spanjën, me 10 pikë. Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Gjenovë në nëntor të vitit 2014.

Artikulli paraprakPRANGA SHQIPTARIT,TRAFIKANT DROGE I LIDHUR ME TALEBANET
Artikulli tjetërPROKURORI I PARISIT:FRANCA NE RREZIK NGA ISIS