Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë sa i përket vendimit të fundit të konfiskimit të ndërtimeve pa leje. Sipas Bardhit ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, Sipas Bardhit ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, nuk ndërton thjesht një çati por ndërtesa me mijëra euro .

‘3304 shqipëtar janë dënuar me burg për ndërtim pa leje këto 5 vitet e fundit, edhe pse nuk kanë bërë si ndërtim as gradacela dhe as biznes. Secili prej qytetarëve të dënuar, ka rregulluar catinë e shtëpisë së tij të rrënuar, ka rregulluar murin rrethues, ka rregulluar dhomën e gjumit të fëmijëve të tyre apo ka ndryshuar pllakat e dyshemesë së shtëpisë së tyre sic tha vetë Edi Rama disa ditë më parë. Por, pavarësisht se kanë qenë në majë të malit, në zona të thella apo të izoluara, ato nuk i kanë shpëtuar syrit të institucioneve.  Menjëherë u ka shkuar Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, bashkia, policia, prokuroria, dhe në fund ka hyrë në lojë edhe gjykata duke i dënuar.  Në seancën plenare të datës 14 Korrik, me këtë foto në dorë, ju drejtova Qeverisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK, me pyetjen: “Pse është i ndryshëm pronari i këtij ndërtimi, nga 3304 qytetarët e tjerë që kanë shkuar në burg për ndërtime pa leje këto 5 vitet e fundit? Pse ligji nuk është i barabartë për 3304 qytetarët e dënuar për ndërtim pa leje dhe pronarin e këtij ndërtimi dhe dhjetra ndërtimeve të tjera në mes të Tiranës ku kanë mbirë kate shtesë pa leje?

Artikulli paraprak“RUSIA I DHA 500 MIJË $ PD-SË NË 2017”, REAGON LULZIM BASHA: JA E VËRTETA
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHËNGJIN, PLAGOSET RËNDË 30-VJEÇARI