Aksioni i dites se marte nga grupet e tatimoreve është perqendruar ne qendren e qytetit te Shkodres.Ajo qe bie ne sy eshte prania e informalitetit edhe ne subjektet qe operojne prane institucioneve vendore dhe shteterore .Mesa duket nuk ka dhene frutet e duhura parajmerimet e shumta nga ana e tatimeve ndaj ketij biznesi i eshte konfiskuar I gjithe materiali qe sherbente si bar kafe prej vitesh.

Sipas inspektores ne terren Teuta harusha pronaret e bizneseve nuk kane shfaqur asnje rezistence gjate ketyre 2 diteve ku jane kontrolluar 30 subjekte. Harusha e cileson te pafalshme neglizhencen e biznesit ne fjale pasi ndodhej vetem pak metra larg Qkr ndersa paralajmeron cdo biznes se do te ndeshkohet ne momentin qe verehet mungesa e kasave fiskale apo licensimi.Aksionet ne terren te tatimeve do te vijojne deri ne perfundim te plote te kontrollit te gjithe bizneseve ndersa cdo hap I punes do te raportohet tek koleget ne tirane.Gjate ketyre diteve tatimoret po kryejne inspektime ne te gjithe qarkun me 35 grupe pune duke mbuluar çdo njësi administrative ku bizneset lulezojne prej shume vitesh pa dokumentacionet e nevojshme vecanarisht ne zonat periferike.

Artikulli paraprakSHQIPTARJA, LINDITA IDRIZI SHPALLET “MISS EUROPA KONTINENTAL 2015”
Artikulli tjetërTATIMET VIJOJNË AKSIONIN, QKR VONESA PËR BIZNESET