“Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e një konflikti postar asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Konflikt postar në Shkodër
“Vali (guvernatori i përgjithshëm) i Shqipërisë u komunikoi zyrave postare franceze dhe italiane në Shkodër, se u ndalon atyre, në të ardhmen, të kryejnë komunikime postare në Shqipëri.
Me kërkesë të konsullatave të Francës dhe të Italisë që donin të mësonin arsyen e këtij ndalimi, Vali i njoftoi ato se zyrat e lartpërmendura shpesh shpërndanin letra revolucionare te shqiptarët, dhe se kohët e fundit disa ngjarje në male ishin provokuar nga letra të tilla që vinin nga jashtë.
Konsujt protestuan dhe referuan tek ambasadat e tyre për këtë ngjarje.”