Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në Itali.
Dy shqiptarë, të cilët dyshohet se janë vëllezër, janë vrarë në rrugën Ancona, në periferi të qytetit, në lagjen Valverde. Mediat italiane raportojnë se në orën 23:00, policia u njoftua nga një telefonatë për një ngjarje që dukej si aksident. Kur mbërriti policia, panë se dy trupat në makinë ishin mbushur me plumba. Ata duket se kanë tentuar të shpëtojnë, por nuk ia kanë dalë dot dhe kanë vdekur nga breshëria. Hipoteza më e mundshme është ajo e konfliktit për tregtinë e drogës. Policia po heton lidhur me ngjarjen, identitetin e viktimave dhe gjetjen e autorëve.