Më datë 29.11.2017, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: G. M. 34 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër, Si dhe u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi: H. Q, 70 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër
Procedimi penal për këto dy shtetas filloi pasi në lagjen Goricë, Muriqan, janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri në ajër, ku nga të shtënat mësohet se nuk ka njerëz të dëmtuar Nga shërbimet e policisë pas mbërritjes në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 gezhoja arme zjarri automatike mod 56.
Gjatë kontrollit në banesën G. M. ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 110 fishekë automatiku mod.56. Ndërsa në banesën e shtetasit H. Q. u gjet e sekuestrua një armë gjahu çifte me leje, ndërsa në banesën e djalit të tij shtetasit P. Q, 46 vjeç, u sekuestruan dy armë gjahu me leje të rregullt.
Kjo ngjarje e rende e regjistruar ne Shkodër, mbyll nëntorin me konflikte me armë në Shkodër, duke shtuar listën e ngjarjeve kriminale gjatë këtij muaji në të gjithë territorin e Qarkut