Dy shqiptarë janë plagosur të dielën në mbrëmje gjatë një përleshjeje me armë zjarri në një zonë tepër të frekuentuar nga kalimtarët, në Acerra, 15 kilometra larg Napolit.
Të dy janë çuar me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndonëse për njërin u desh transferimi në një spital më të specializuar në Napoli. Policia ka arrestuar 3 të rinj nga 20 vjeç për ngjarjen.
Sipas rindërtimit të parë, të shtënat u paraprinë nga një sherr i dhunshëm midis emigrantëve, nisur me shkopinj bejsbolli e më pas degjeneruar në të shtëna me pistoleta. Dëshmitë janë konfuze dhe për momentin nuk është i qartë motivi i nisjes së sherrit.