Një konflikt mes dy të rinjeve dhe një përsoni tjeter në Mamurras, u shoqërua me të shtëna me arme zjarri, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunes në lagjen “Demokracia”. Dy 18 vjeçar Palot Noka dhe Romario Gjoni u konfliktuan me shtetasin Shtjefen Ndreku, pasi ku i fundit ju kërkoi të mos xhironin gomat e makines. Kjo ka mjaftuar që të dy rinjtë të marrin armen dhe te qëllojnë në drejtim të baneses së Ndrekut, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, pasi na ato momente pjestaret e familjes ishte brenda shtëpisë.
Policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes shpalli në kërkim shtetasit Palor Noka dhe Romario Gjoni. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e tyre të cilët u larguan me shpejtësi pas ngjarjes.Ndërkohë grupi hetimor ka mbledhur çdo provë dhe dëshmi në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes që u shoqërua me të shtëna me armë zjarri.