Mbledhja e Partisë Demokratike në Kurbin është shoqëruar me debate dhe të shtëna me armë zjarri, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në selinë e kësaj forcë politike gjatë një takimi të kandidateve të primareve me kryesinë.Sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtaresimeve.

Në debat e siper Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në korridoret e zyreve të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar.53-vjeçari i cili rezulton të jetë punonjës i një policie private u arrestua nga policia mëngjesin e së martës dhe ndaj tij janë ngitur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu në cilësinë e proves materilae është sekustruar një armë zjarrit pistolete me të cilen dyshohet të ketë qëlluar anëtare i Partisë Demokratike Van Rica si dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.Gjithashtu u shoqërun në komisariat dhe u moren në pyetje përsonat të cilët kanë qenë të pranishem në momentin e ngjarjes dhe pas dëshmisë së tyre ata u lanë të lire.

 

Artikulli paraprak‘NJË KAPITULL I RI I JETËS SUAJ ËSHTË GATI TË HAPET…’, ZBULONI ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërDITA E ÇLIRIMIT, CEREMONIA TE VARREZAT E DËSHMORËVE! PRESIDENTI BEGAJ, NIKOLLA E VELIAJ VENDOSIN KURORA ME LULE