Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar gjatë orëve të paradites në qytetin e Shkodrës.

Dy persona ku njëri prej tyre me një automatik kallashnikov që e kishte me vete kanë shkuar në një lokal në lagjen “Qafëhardhi” me qëllim për të shtënë ndaj disa personave të tjerë që ndodheshin aty. Fillimisht janë futur në lokal dhe pas një debati kanë nisur që të konfliktohen fizikisht. Personi që ka shkuar në lokal ka tentuar që të marrë automatikun por është ndalur nga shtetasit e tjerë me të cilët kishte konfliktin. Në vetëm pak minuta kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë sekuestruar armën e cila është braktisur në vetëm pak metër larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se të rinjtë që u përfshinë në këtë sherr janë konfliktuar pasi ka dyshime se janë prishur për një pazar droge.

Fillimisht është menduar si një konflikt banal i çastit por më pas forcat e policisë kanë arritur të sigurojnë informacion në rrugë operative se sherri mes tyre ka ardhur për një pazar droge. Kjo është edhe pista kryesore në të cilën po heton policia momentalisht në tentativë për të zbardhur gjithçka çka çfarë ka ndodhur dhe shkaqet që sollën këtë ngjarje. Në këtë mënyrë rreth 5 shtetas të dyshuar të përfshirë apo që kanë dijeni mbi këtë konflikt janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës për t’u marrë në pyetje dhe për të hedhur më shumë dritë. Uniformat blu kanë dyshime të arsyeshme se dy prej personave të shoqëruar janë të përfshirë në këtë konflikt ndaj edhe vijojnë hetimet.

Policia ka sekuestruar automatikun e braktisur dhe mjetet që mendohen se janë të autorëve të ngjarjes, një motorçikletë dhe një makinë të parkuar në afërsi të lokalit.

Artikulli paraprakKËSHILLI TRANSFERON JETIMËT NË KONVIKTIN E PYJORES
Artikulli tjetër“INTELECTUS”, ZIJA VUKAJ ME TË RINJTË NË NJË “ARKË”