Një konflikt mes dy të rinjeve nxenës te gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç, përfundoj me të shtuna me armë zjarri dhe plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20 minuta të së hënës, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të shkolles. Sipas policisë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur me iniciale L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin.

Ai u dërgua me urgjence në spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Ndërkohë menjehere pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin me iniciale A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi”.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit, i cili u largua me shpejtësi pas ngjarjes. Në cilësine e proves materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete, ndërsa nën drejtimin e prokurorise se Kurbinit vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

 

Artikulli paraprakSTUDENTËT E GAZETARISË SJELLIN TEMA SOCIALE
Artikulli tjetërBERISHA MBARON MBLEDHJEN ME GRUPIN E PD DHE NISET DREJT KUVENDIT, FORCAT SPECIALE POZICIONOHEN JASHTË KUVENDIT