Një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri në Dibër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Krastë të Martaneshit, pas një konflikti mes një 26-vjeçari dhe babait të fëmijës.
Sipas informacioneve fëmijë ka marrë tre plumba në fytyrë, ndërsa autor dyshohet se është Jetmir Koxherri.
Pas konfliktit që Koxherri pati më babain e të miturit ka marrë një armë automatik dhe ka shkuar në banesë për ta vrarë. Për fat të keq plumbat kanë kapur fëmijën, i cili mbeti i plagosur rëndë.
I mituri është dërguar në spital rajonal të Dibrës, ndërsa pritet një helikopter për ta transportuar për në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë.