Një konflikt në familje ka ndodhur tek komuniteti Afgan i strehuar në Shëngjin.Sipas të dhënave babai ka dhunuar vajzen e tij të mitur.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në hotelin ku janë të akomoduar Afganet në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit.Në lidhje me rastin ka ndërhyre menjehrë policia të cilat kanë shoqëruar në komisariat babain dhunues .

Ndaj dhunuesit është ngritur akuza e dhunës në familje, ndërkoha vajza e tij e mitur është pajisur menjëherë me urdher mbrojtje.Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe po punohet për sqarimin e rrethanve dhe motive të ngjarjes.

Në Shëngjin vijojnë të qëndrojnë prej gati 2 vitesh një numër i konsiderueshëm afganesh të cilët i larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanet.Ky nuk është rasti i parë që ky komunitet bëhet pjesë i ngjarjeve të ndryshme, ku është dashur ndërhyrja e policisë.

 

Artikulli paraprakMYFTIU I SHKODRËS URON MUAJIN E RAMAZANIT
Artikulli tjetërRAMA I DORËZON PRESIDENTIT EMRIN E RI PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR