Iliaz Rubiku 65-vjeç është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi tentoi të digjte me lëndë djegëse 67-vjeçarin Kamber Shera. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ‘Pranvera’.

Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të pronësisë së një kioske në qytetin e Durrësit.Autori i ka hedhur 67-vjeçarit një shishe me benzinë rreth qafës dhe më pas i ka vënë flakën me shkrepëse.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakVDES NE SPITAL KREU I NJËSISË ADMINISTRATIVE KOTË, NJË VIT MË PARË U VRA PARAARDHËSI
Artikulli tjetërDOSJA E 3.4 MILION EUROVE, BELGËT KËRKOJNË DËSHMINË E LULZIM BASHËS