Një konflikt në familje i ndodhur sot në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, ka përfunduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse vëllain e tij F.T, 52 vjeç dhe nipin e tij A.T, 25 vjeç, (djalin e vëllait të Hiqemet Tolës), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe shtetaset S.T, dhe A.T, (nëna dhe gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë,

është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME SHTYLLËN, QYTETI NGEL PA DRITA
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË TE KOMUNA E PARISIT NË TIRANË, NJË I PLAGOSUR