Dy përsona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me sende të forta mes dy familjeve në Lezhë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dieles në fshatin Balldre, ku sipas policisë si pasojë e një konflikti për motive të dobëta për çështje pronësie është dëmtuar me një mjet prerës, shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtuar lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmës mjekesore është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti mes dy familjeve nga i cili mbeten të dëmtuar dy persona.

Artikulli paraprakAKSIDENT I TREFISHTË NË AKSIN LEZHË-MILOT
Artikulli tjetërZJARR NË PALLATIN 10-KATËSH NË LEZHË