Shtetasi Kosovar i arrestuar për konfliktin me punonjesit e karburantit në Lezhë do të qëndrojë në burg, ndërsa dy përsonat e tjere të vënën nën akuzë për këtë ngjarje u lanë të lire.Të tre përsonat u njohen me masat e sigurisë në gjykaten e Lezhës, ku pasi dëgjoi palet gjyqtari Gentjan Marku e cilësoi të ligjshem arrestimin e tyre, duke vendosur masen e sigurisë arrest në burg me afat 60-ditor për shtetasin kosovar Migjen Mulaj, i dyshuar për veprat penale “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “shkatërrimi i pronës”.Ndërsa për dy punonjesit e karburantit shtetasit Kujtim Rusi dhe Nikoll Sokoli ndaj të cileve është ngritur akuza e “plagosjes së rëndë me dashje” u vendos masa e sigurisë Detyrim paraqitje.

Ngjarja ndodhi pasditen e 5 gushtit në një pikë karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku shtetasi kosovar Migjen Mulaj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi Migjen Mulaj është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar, ndërsa në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin 37-vjeçar nga kosova me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, ndërsa i lënduar mbeti dhe njërit nga punonjësit e karburantit.

Artikulli paraprakMJEDISI I PASTËR, SFIDË PËR SHËNGJININ
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN LEZHË-SHKODËR