POLICIA E SHKODRËS, ZBARDH NGJARJEN E NDODHUR NË KORRIK NË DUKAGJIN.Efektivët e Shkodrës kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka vendosur më 19 dhjetor masën arrest në burg për 22-vjeçarin Mirash Qershija, për ngjarjen e 24 korrikut ku mbetën të plagosur 3 anëtarë të familjes së tij pas një konflikti për motive pronësie.
Konflikti ka nisur fillimisht mes dy vëllezërve të 22-vjeçarit, mes Kol Qershisë, 25 vjeç dhe Martinit 19 vjeç, ndërsa është përshkallëzuar ku 25 vjeçari me armë zjarri ka plagosur vëllanë dhe nënën Lina Qershia 56 vjeçe.Sherri në familje nuk përfundon këtu, pasi djali tjetër i familjes, 22 vjeçari Mirash Qershia, ka ndërhyrë në momentin e konfliktit duke i marrë armën të vëllait, dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur.Sipas njoftimit të policisë gjetja dhe arrestimi i 22-vjeçarit Mirash Qershija është bërë e mundur pas informacioneve të marra në rrugë operative në një lokal në lagjen “Skenderbeg” të qytetit Shkodër.