Ndonese kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e ndodhur në Laç, ku një konflikt mes dy nxënësve të gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi” përfundoj në përdorimin armes së zjarrit dhe plagosjen e njërit prej tyre, institucionet përgjegjese vijojnë të heshtin. Zyra e Arsimit Parauniversitar në Kurbin dhe Drejtoria e shkollës, nuk ju përgjigjen interesimit te Star Plus në lidhje me këtë çeshtje, e cila ka vënë në pikëpyetje sigurinë në shkolla.

Teksa japin detaje në lidhje me ngjarjen, Aktivistet e Shqoërisë Civile në Kurbin Emarilda Leti dhe Elsa Sula ngrene alarmin se ky nuk eshtë nje rast i izoluar, pasi problematika të tilla janë te vazhdueshme në shkollat e Kurbinit.

Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

 

Artikulli paraprakTË HARRUAR! HISTORITË E TRISHTA TË KOMUNITETIT EGJIPTIAN!
Artikulli tjetërUJI I DËMTOI SHTËPINË, FAMILJA JETON ME QERA NË SHKODËR