Konfliktohet me kushëririn e tij për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga policia. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një arsenal armësh e municioni. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
• Mhill Dodaj, 72 vjeç, banues në fshatin Qelez, Pukë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Më datën 20.11.2015 , shtetasi Gj.D, ka kërkuar ndihmën e policisë pasi kishte një konflikt për çështje pronësie me kushëririn e tij, shtetasin e lartëpërmendur.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku gjatë kontrollit në ambientin (stallën e bagëtive) në pronësi të shtetasit Mhill Dodaj, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 1(një) automatik kallashnikov me dy karikatore
– 1(një) kaset me 200 fishek M-56,
– 1(një) pistolet Valter Gjerman, me nje karikatore e 6 fishek.
Ky shtetas për motive pronësie është konfliktuar me shtetasin Gj. D. 54 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmen e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, neni 278/2 i Kodit Penal.