Tiranë, konflikti në familje, për 24 orë, 6 burra dhunojnë gratë
Pavarësisht apelit kundër dhunës në familje, një fenomen i tillë vijon të jetë në shifra alarmante. Brenda 24 orëve në Tiranë, 6 bashkëshort kanë dhunuar gratë e tyre. Sipas Policisë së Tiranës burrat kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshortet. Ndërkohë për gratë e dhunuara është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtje, ndërsa për burrat Policia ka referuar materialet në Prokurori për “Dhunë në Familje”. Fenomeni i dhunës ndaj grave vijon të jetë i lartë sipas Policisë. Në Tiranë çdo muaj lëshohen rreth 100 urdhra mbrojtje. Një fakt i tillë tregon se burrat ende vijojnë të dhunojnë gratë. Sipas Policisë shumica e rasteve të dhunës në familje vijnë për shkak të konflikteve që mund të kenë familjet, mungesa e të ardhurave por edhe probleme të tjera.