Rikthehen shpresat për evakuimin paqësor të rebelëve në Alepo.

Një ditë pasi armëpushimi u prish, duket se marrëveshja është arritur sërish. Konfirmimi ka ardhur nga rebelët e opozitës siriane të cilat kanë njoftuar se marrëveshja e armëpushimit me forcat qeveritare në Alepon lindore është sërish në fuqi. “Një armëpushim i ri ka hyrë në fuqi rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe evakuimi pritet të nisë mëngjesin e së enjtes”. Agjencia e lajmeve Reuters citon një burim zyrtar të ketë thënë se “operacioni i organizuar për largimin e rebelëve të armatosur nga Alepo lindore tashmë ka filluar”. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se konvoji i parë i njerëzve të plagosur tashmë kishte filluar të lëvizë nga Alepo lindore drejt pjesës perëndimore. Sakaq nga ana e ushtrisë qeveritare në Aleppo dhe Rusisë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse është rikthyer në fuqi armëpushimi i arritur më herët me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë.

Artikulli paraprakLETRA E DHIMBSHME: PO VETËVRITEM QË TË SHPËTOJ NGA PËRDHUNIMI
Artikulli tjetërKËRCËNIMI I HAPUR/ “BASHKËPUNIMI ME SHBA I KUSHTËZUAR NGA ARRESTIMI I BALILIT”