Kombet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha karvanet e ndihmave në Siri, pasi kamionët e tyre janë sulmuar nga aeroplanët pranë Alepos

. Karvani i ndihmave kishte marrë lejet e duhura dhe të gjitha palët ndërluftuese – duke përfshirë Rusinë dhe SHBA-në – ishte njoftuar më parë, lajmëroi një zëdhënës i OKB-së. 18 nga 31 kamionët, që përmbanin grurë, rroba dimri dhe furnizime mjekësore u shkatërruan. Një zyrtar i lartë i Gjysmëhënës së Kuqe Arabe ishte në mesin e një numri civilësh të vrarë. SHBA-ja ka shprehur zemërim ndaj sulmit, i cili u zhvillua në qytetin Urum al-Kubra disa orë pasi ushtria siriane deklaroi një armëpushim të ndërmjetësuar nga pakti SHBA-Rusi. SHBA tha se do të rivlerësojë perspektivat e ardhshme për bashkëpunim me Rusinë, që është aleate e qeverisë së Sirisë.

Artikulli paraprakSHPERTHIMI I BOMOLES SA GAZIT,ISHTI:NUK KISHTE RRJEDHJE GAZI
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ BIZNESMENIT LIBANEZ,KOMPANIA TERHEQ INVESTIMIN