Familja Marku është nxjerrë nga shtëpia nga zyra e përmbarimit teksa dikujt tjetër që pretendon trashëgiminë gjykata e apelit i ka njohur 71 metër katror nga mbi 100 që ka në total ky objekt. Një godinë që dikur i përkiste shtetit e ka blerë një shtetas i cili më pas ia ka shitur Gjovalin Markut dhe ky i fundit prej 18 vitesh jetonte aty.

Një kushërirë e pronarit të mëparshëm pretendon se ka trashëgëmi 71 metër katror nga ai truall dhe i është drejtuar gjykatës. Gjovalin Marku pretendon se dokumentacioni i palës më të cilët ka konfliktin është i falsifikuar.Pas disa debateve, familja Marku është detyruar që të dalë nga banesa ndërsa pjesën tjetër të truallit edhe pse është në proces gjyqësor dhe legalizimi përmbaruesi Sadi Nezaj e quan pronë publike.Kjo çështje do të vijojë në dyert e gjykatës teksa familja Marku është e vendosur për mos ta lëshuar banesën ku jetuan për 18 vite me radhë.

Artikulli paraprakDEDVUKAJ: RRUGA PËRFUNDON BRËNDA AFATEVE
Artikulli tjetërShqipëri-Danimarkë, një ndeshje e bukur dhe me emocion nga minuta e parë deri në minutën e fundit