Në kryeqytetin e Kamerunit është mbajtur kongresi i 48-të vjetor i shtypit frankofon organizuar nga Unionin Ndërkombëtar i gazetarëve frankofon. Në këtë kongres mori pjesë edhe kryetari i seksionit shqiptar të këtij unionin Arben Lagreta i cili në fjalën e tij kërkoi krijimin e seksionit shqip për Kosovën…
Takimi që do të jetë pas një jave në Kosovë me unionin e gazetarëve shqiptar mund të jetë një hap i parë thotë Lagreta për krijimin e seksionit shqip për Kosovën ndërsa do të kërkohet hapja e këtij seksioni edhe për Maqedoninë…
Gazetari Lagreta i pyetur për situatën e mediave në Shqipëri thotë se është drejt përkeqësimit nisur edhe nga raportet ndërkombëtare të përvitshme…
Kongresi vjetor i shtypit frankofon zhvillohet rregullisht çdo vit në një nga vendet aderuese shumica e të cilave janë nga Europa, Afrika, vendet arabe, Kanadaja, ish kolonitë franceze në Oqeani dhe në Amerikën e Jugut si edhe nga Azia.