Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar në orët e pasdites së të shtunës ndryshimet statutore të propozuara, me shumicë votash pro dhe vetëm 3 kundër.
Kryetari i komisionit të garancive statutore, Alket Hysenaj, pava votimit deklaroi: “Statuti i PS ka një formulim të ri. Disa propozime e tejkalojnë statutin dhe statuti vetë kalon preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë. statuti nuk mund të përmbledhë të gjitha rregullat. Propozoj të hiqen formulimet e tepërta dhe të mbahen vetëm ato bazë si krijohen organizatat dhe funksionimi i tyre. Komisioni propozon ndryshimin e nenit 29, heqjen e nenit 30, 31 dhe ndryshimin pjesërisht të nenit 32”, tha Hysenaj.