Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, pretendon se ka votuar sot për Presidentin e e PPE, Manfred Weber, ndërkohë që ditën e djeshme Kongresi i PPE vendosi të mos ftojë asnjë delegat nga PD.

Në mesazhin e saj, deputetja Tabaku shprehet se “PD do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”.

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, shkruan Tabaku.

Artikulli paraprak“ËSHTË SKANDAL I MADH, NDAJ I LARGOHEN SI DJALLI”, ALIBEAJ: PS RRËZON KËRKESËN PËR KOMISION PËR INVESTIMET STRATEGJIKE
Artikulli tjetërKOPSHTI I RI ZOOLOGJIK ÇEL DYERT TË SHTUNËN E 4 QERSHORIT, VELIAJ FTON FËMIJËT DHE PRINDËRIT