Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, për mbajtjen e një referendumi për çështjen e mandatit të tij në krye të PS.
Kërkesa e hedhur në votim nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka marrë vetëm 6 vota kundër, përfshirë edhe votën e deputetëve Arta Dade e Fatmir Xhafaj. Po me votën e delegatëve të Kongresit, u vendos data 9 prill, ditë e shtunë, për referendumin e anëtarësisë së Partisë Socialiste, për çështjen e mandatit të kryetarit të saj, Edi Rama.