Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Në sallën plenare janë parë edhe pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti. Kryeparlamentari Glauk Konjufca paralajmëroi deputetët që po bllokojnë foltoren se mund t’i përjashtojë nga seanca.

“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca.

Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që seanca të ndërpritet menjëherë, duke argumentuar se “nuk ka kushte” që ajo të vazhdojë. Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpre.

Artikulli paraprakPROKURORIA E KOSOVËS NIS HETIMET PËR PËRLESHJET FIZIKE NË KUVEND
Artikulli tjetërOPOZITA DEBAT TË FORTË NË KUVEND, TËRHIQET MAXHORANCA: NESËR SEANCË E POSAÇME PËR AHMETAJN