Në mbledhjen e përbashkët mes dy Kuvendeve, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca falënderoi Shqipërinë për mbështetjen, ndërsa u ndal edhe tek raportet me Serbinë. Konjufca tha se Serbia po synon destabilizimin e Kosovës, ndërsa kujtoi sulmin në kanalin e ujit Ibër Lepenc, por edhe sulmin në Banjskë një vit më parë.

Konjufca tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje reciproke dhe për këtë u shpreh i bindur se do ndodhë edhe me Shqipërinë në krah.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike, të sigurisë që shoqërojnë rajonin tonë edhe gjatë këtij viti. Edhe dy muaj bëhen tre vjet që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Kosova po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që po synojnë destablizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë të pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe rend ligjor e demokratik. Mos harrojmë që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës tonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji vjen 1 vit pas sulmit tjetër të rëndë në Banjskë. Organizator i këtij sulmi është Radoiçiçi i mbështetur drejtpërdrejtë nga Vuçiç dhe mbetet ende i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi e cila pothuajse nuk ekziston fare.

Ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona. Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht. Duke qenë se nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesit kombëtar për kombin që për ne është i përbashkët. Kam pasur nderin të drejtoj këtë institucion, po ashtu Kuvendi i Shqipërisë është pothuajse në fund të mandatit. Mund të them që si Kuvend kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kemi ngritur në nivel të ri bashkëpunimin ndërparlamentar. Synojmë të njëjtën familje, Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do jenë të rëndësishme për ne pavarësisht masave absurde që n ai ka vendosur BE. Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, e falënderojmë Shqipërinë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shpejtësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritetin, nuk mund të konsideron cenim i fqinjësisë së mirë.

Është Serbia ajo që nuk na e pranon as statusin e fqinjit. Nuk mund të ketë normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve tona pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra tjetrën. Vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo të ndodhë sepse e kemi në krah Shqipërinë”, tha Konjufca.

Artikulli paraprakTAKIMI I DY PARLAMENTEVE NË PRISHTINË/ NIS SEANCA E PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË, TË PRANISHËM RAMA DHE KURTI
Artikulli tjetërSPIROPALI: KOSOVA ËSHTË PRIORITET KOMBËTAR I SHQIPËRISË! DERI NË HIPERBASHKIM…