Prania e shitësve ambulant në të gjithë gjatësinë e rrugës në lagjen “Rus” në afërsi të tregut, është kthyer në një shqetësim jo të vogël për tregtarët e tregut. Këta të fundit, përveç problematikave që lidhen direkt me higjenën dhe kushtet e vështira brenda tregut, janë të detyruar të durojnë edhe konkurencën e pandershme. Sipas tyre, të gjithë tregtarët ambulant nuk paguajnë asnjë taksë pranë Bashkisë Shkodër, në dallim nga tregtarët e tregut, të cilët i paguajnë ata çdoherë. Tregtarët shprehen se si pasojë e kësaj edhe shitjet janë minimale pasi qytetarët ndalen pranë tregtarëve ambulant.
Tregu i Rusit, përveç kësaj problematike, e cila i shqetëson ata prej vitesh, vuan mungesën në investime. Këshilli bashkiak miratoi shtesën e fondit prej 70 milion lekësh, te aprovuar prej 40 milion lekesh per kete investim duke e cuar vleren e investimin e 110 milion. Ne projekt ishte parashikuar te behet rehabilitimi i plote i sheshit, vendosja e kanalizmeve te ujrave te bardha dhe te zeza. Linja e ujesjellesit, ndriçimi dhe vendosja e stendave per shitje. Megjitahte miratimi unanimisht i ketij vendimi nuk ka sjelle investimin e shume pritshem. Këtij problem i shtohet gjithashtu edhe a ii konkurencës së pandershme, e cila ka bllokuar pothuajse punën e tyre.