Zyra Vendore Arsimore ka organizuar konkursin mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në lëndët histori dhe gjeografi. Kjo është një nisëm e ZVA me 65 shkolla të ndryshme dhe synon që nxënësit të dalin nga godinat e shkollave me aktivitete të tilla që i shërbejnë zhvillimit të mëtejshëm.

Krijimi i një faqe online në shkollën “Isa Jakupi” apo edhe gjurmët ekologjike e shkollës Shtoj i Ri janë disa prej iniciativave të nxënësve të paraqitura në këtë konkurs.

Punimet e nxënësve të këtë konkurs në lëndët e historisë dhe gjeografisë u ekspozuan në shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia” dhe shkollën e mesme “Jordan Misja”.

 

Artikulli paraprakTË NDIHMOJMË NXËNËSIT E VARFËR TË SHKOLLËS “NDOC MAZI”
Artikulli tjetërMIRATOHET PROJEKTI, NDËRHYRJE EMERGJENTE NË URËN E ZOGUT