Nxënësit e 11 shkollave të mesme kanë marrë pjesë në konkrusin “Bio Impakt” të organizuar këtë të premte nga Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër. Drejtorja Brisela Kadija tha se konkursi ka për qellim vënien në prakikë të njohurive që nxënësit marrin gjatë procesit mësimor, ndërsa ata kanë ndërtuar edhe makete të ndryshme për të prezantuar temën me të cilën kanë marrë pjesë në konkurs.
Gjatë aktivitetit të rinjtë prezantuan projektet e tyre ndërsa juria e ëprbërë nga pedagogë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të vendosë për 3 çmimet e para pas pak ditësh.