Është organizuar në Bregun e Shpellës së Frashnit, në fshatin Bajzë të njësisë administrative Kastrat konkursi folkloric “Rron tradita në Malësi të Madhe”. Një aktivitet ky I organizuar nga shoqata kulturore “Xhubleta e Apleve Shqiptare” dhe shkolla e mesme “Dodë Kaçaj”. Rita Shkurtaj, kryetare e shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” bëri të ditur se ky konkurs ka për qëllim zbulimin e talenteve tek moshat e reja të cilët janë të apasionuar pas artit, kulturës dhe gastronomisë tradicionale të zonës.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari I bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, I cili vlerësoi të rinjtë për anagzhimin në një konkurs të tillë për ruajtjen e traditave.

Në fund të konkursit, Fatjona Gjerkaj dhe Kristjan Bujaj u shpallën fitues për intepretimin më të mirë të Valles së Logut. Eduard Hysaj u shpall fitues për intepretimin më të mirë në dialektin gegë, ndërsa Valentina Gjeloshi u shpall fituese e pikturës më të mirë me tematikë folklorin.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË VJETORI I NDARJES NGA JETA I BIZNESMENIT RROK FUSHA
Artikulli tjetërSHKODËR, VRASJA E DYFISHTË, “MBARUAN AFATET, TË LIROHET STOJKU”