Ashtu si ne te gjithe vendin konkursi kombëtar “Zhvillimi i Aftësive të shekullit të 21 përmes lëndës së Gjuhës Shqipe”, u zhvillua edhe ne shkollat e Qarkut të Lezhës.Për rreth 60 minuta nxënësit, u vunë përballë juris duke ju përgjigjur pyetjeve të ndryshme, ku dolen dhe fituesit e raundit të parë, ndërsa qëllimi i këtij konkursi është nxjerrja në pah e aftesive të nxënësve dhe inkurajimi i tyre në këtë fushë.

Konkursi u prit me emocione nga nxënësit të cilët thonë se janë përgatitur në maksimum, për këtë sfidë.

Ky konkurs kombëtar është projekt i Ministrisë së Arsimit i cili realizohet ne disa faza për të dytin vit radhazi dhe është parashikuar të përfundojë brenda dy muajve.

Artikulli paraprakMETA INTERVISTË PËR MEDIAN TURKE: “BALLKANI I HAPUR” DËMTOI BASHKËPUNIMIN RAJONAL
Artikulli tjetërPAKT ME NON-GRATËN NË KUVEND PËR KOMISIONET HETIMORE? REAGON PËR HERË TË PARË EDI RAMA