Teatri “Migjeni” hapi dyert për edicionin e tretë të konkursit të këngës “Zecchino D’oro” që zhvillohet në javën italiane të kulturës. 340 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shkodrës morën pjesë në këtë aktivitet i cili synon transmetimin e dy kulturave mes nxënësve.

Përgjegjësja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Lira Smakaj thotë se ky aktivitet është i rëndësishëm për 10 shkollat në të cilat mësohet gjuha italiane.

Vetë disa prej nxënësve pjesëmarrës në “Zecchino D’oro” tregojnë përse gjuha italiane është e preferuar për ata.

Në Itali, Zecchino D’oro shënon një traditë 64-vjeçare, me këngët e së cilës janë rritur disa breza. Pjesë e tij kanë qenë edhe fëmijë shqiptar, si Alfonso Baba nga Shkodra që ka marrë pjesë në 1992 me këngën “La cicala”. Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria ka marrë të drejtën e zhvillimit të këtij konkursi artistik në 5 rajone, Shkodër, Tiranës, Durrës, Berat dhe Korçë.

Artikulli paraprakTURISTËT ME KAMPERA NË LEZHË
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA PA TRAJNER