Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër hapi fazën e parë të konkursve mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme për lëndën biologji-kimi. Drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadia u shpreh se ky konkurs në biologji dhe kimi është ndër të fundit që po zhvillohen mes nxënësve të shkollave të Shkodrës.

Pas përfundimit të konkursve që po organizon ZVA në disa prej lëndëve mësimore për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme pritet që të ketë edhe një fazë tjetër për të përfshirë të gjitha projektet e nxënësve të cilat mund të shërbejnë për zhvillimin e jetës sociale të qytetit.

Më përpara janë zhvilluar konkurse edhe në lëndë të tjera mësimore mes shkollave të Shkodrës duke nxjerrë kështu në pah projektet më të mira të nxënësve. Këto konkurse janë organizuar nga një iniciativë e vetë Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër.

 

Artikulli paraprakBASHKIA: I KEMI KËRKUAR QEVERISË RRUGËN E DUKAGJINIT
Artikulli tjetërRAPORTI, BASHKIA LEZHË 100% TRANSPARENTE