Është zhvilluar në banesën monument culture të familjes “Xhevahire Çela” konkrusit i fotografisë “Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës”. Ky konkurs kishte për qëllim prezantimin e monumenteve të kulturës së qarkut Shkodër përmes fotografive nga profesionistët por edhe fotografë amatorë. Edona Bilali, minister e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes e cila e ndoqi nga afër zhvillimin e këtij konkursi tha se fotografët kanë votuar anonim për foton më të mirë.

Për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre monumenteve, Ministria e Kulturës ka përgatitur 2 thirrje me vlera 1 milion dhe 5 milion lekë të reja.

Ministrja Bilali shton se aktualisht ka filluar puna për rikonstruksionin e disa objekteve në Shkodër.

Fitues I çmimit të parë u shpall Gerti Çaku, me një foto të shkrepur të xhamisë së plumbit e cila u votua nga vetë pjesëmarrësit si fotografia më e mirë. Konkursi u zhvillua në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të kulturës në Shkodër dhe Fujifilm në kuadër të 18 prillit, ditës ndërkombëtare të monumenteve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KREMTOHET UDHA E KRYQIT NË PRAG TË PASHKËS
Artikulli tjetërPRIMO SHLLAKU: NË MONIZËM KISHTE EDHE NJË LETËRSI TJETËR