Që prej ditës së premte Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar gjykimin për çështjen Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit të akuzuar për “Kallëzim te rremë” se ish-kreu i LSI, Ilir Meta ishte përfshirë në një konspiracion për vrasjen e Doshit.

Shkak i këtij vendimi është bërë refuzimi i kësaj gjykate për të gjykuar deputetin e PS dhe ish-deputetin Mark Frroku, pasi sipas trupit gjykues vepra penale për të cilën akuzohen zyrtarët, është jashtë kompetencës së kësaj gjykate. Nisur nga kjo situatë, gjykata e Krimeve të Rënda, i ka kërkuam mendim gjykatës së Lartë se çfarë duhet të bëjë me këtë çështje duhet ta gjykojë apo t’ia kalojë për shqyrtim gjyqësor gjykatës së Tiranës. Pritet që në ditët në vijim Gjykata e Lartë të mblidhet sërish për të shqyrtuar kërkesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vendosur se kush do e gjykojë dosjen penale në ngarkim të Tom Doshit, Mark Frrokut, dhe Durim Bamit, Gjykata e Lartë, Gjykata e Krimeve të Rënda apo gjykata e Tiranës.

Pak kohë më parë duke ju referuar dispozitave kalimtare, Gjykata e Lartë vendosi të shpallë moskopetencën dhe çështjen t’ia kalojë për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por kjo e fundit tashmë refuzon të gjykojë këtë dosje, duke argumentuar që “Kallëzimi i rreme” nuk është në kompetencën e saj, por kompetencë e gjykatës së Tiranës.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK, HUMB JETËN SHQIPTARI
Artikulli tjetërKAPET SASI E MADHE E DROGE,ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR